Sporti

Danimarka ‘shkel’ Rusinë dhe kualifikohet tutje

06/21/2021 22:49
nga:E K

Danimarka ka shënuar fitore të thellë ndaj Rusisë.

Danimarka fitoi me rezultat të lartë 1-4, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e parë të takimit e shënoi Damsgaard në minutën e 38’të të takimit.

Goli i dytë i danezëve erdhi si rrjedhojë e një gabimi amatoresk të mbrojtësit rus,ku Poulsen përfitoi në minutën e 59’të të takimit.

Rusia fitoi penallti në minutën e 70’të dhe Dzyuba realizoi për të ngushtuar rezultatin në 1-2.

Megjithatë danezët nuk u ndalën, Christiensen bombardoi portën ruse me një super goditje nga distanca në minutën e 79’të të takimit.

Tre minuta më pas Maehle shënoi për të fundosur rusët dhe rezultatin përfundimtar të takimit 1-4.

Ndërsa dueli tjetër Belgjikë – Finlandë përfundoi me rezultat 0-2.

Golat për belgët i shënuan Hradecky autogol në minutën e 74’të dhe Lukaku në minutën e 81’të.

/GazetaBlic Sport/