Lajme

Bie dukshëm numri i pacientëve që po trajtohen me COVID në spitalet e Kosovës

06/21/2021 13:46
nga:N M

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 63 pacientë, sipas raportit të punës për datën 21 qershor 2021, shkruan Gazeta Blic.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Prej tyre, 22 janë të konfirmuar pozitivë, 51 me oksigjeno-terapi , kurse 3 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 44 pacientë:

11 të konfirmuar me COVID-19
40 me oksigjeno-terapi
1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 11 pacientë, një në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 19 pacientë

2 në gjendje të rënduar
11 të konfirmuar pozitivë
11 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 0 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë

Kurti takon Kamberin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi, s`përmendet bashkimi i Preshevës më Kosovën