Lajme

Arrestohet një person në ‘Aeroportin e Prishtinës’, kjo është arsya

06/21/2021 11:01
nga:Q R

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Aeroportin e Prishtinës, pasi që i njëjti ka prezantuar një dokument (leje qëndrimi) të Suedisë e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar.

Dokumenti i dyshuar për falsifikim është konfiskuar për procedura të mëtutjeshme hetimore, transmeton lajmi.net.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.

Arrestohen gjashtë persona, konfiskohen mbi 82 kilogramë substancë narkotike