Gianluigi Donnarumma është i PSG.
Portieri i Italisë nuk është zyrtarizuar ende te nënkampionët e Francës dhe sot do të ketë zhvillime konkrete në lidhje me këtë.
Mediet italiane bëjnë me dije se stafi mjekësor i PSG do të jetë sot në Romë, në qendrën stërvitore të Italisë, ku do të zhvillojë testet mjekësore të ish-gardianit të Milanit.
Donnarumma nuk ra dakord me Milanin për pagën dhe transferohet në Paris, ku do firmosë për 5 vite dhe do marrë 12 milionë euro në sezon.
? Donnarumma leaving the hotel where Italy is staying to undergo the medical test for PSGpic.twitter.com/h0C1UaCxxZ
— Milan Eye (@MilanEye) June 21, 2021


