Lajme

Adoleshentja ra nga fiku dhe vdiq

06/21/2021 07:23
nga:Q R

Një 17-vjeçare nga Lushnja ndërroi jetë mbrëmjen e sotme . Adoleshentja me inicialet K.Q. nga fshati Thanasaj pasdite duke vjelë fiq në pemën që ishte në oborrin e banesës ra aksidentalisht duke pësuar dëmtime të rënda.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20. Familja e dërgoi menjëherë për në spitalin më të afërt, të Rrogozhinës, por mjekët e nisën për në Durrës për mjekim më të specializuar, por vajza nuk ia doli, duke ndërruar jetë.

Kamera e “ABC” ishte në shtëpinë e 17-vjeçares fatkeqe, ku familja ka hapur dyert e mortit. d.b/Abcnews.al

Sot në Hagë mbahet konferenca për ecurinë e rastit Pjetër Shala