Italia ka shënuar fitore minimale ndaj Uellsit me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi, Pessina, në minutën e 39’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojari i Uellsit, Ampadu u largua me karton direkt të kuq në minutën e 56’të të takimit, por italianët nuk arritën që t’a shfrytëzojnë avantazhin numerik në fushë për të thelluar avantazhin.
Me këtë rezultat, Italia e mbyll grupin në vendin e parë me 7 pikë, kurse Roberto Mancini është shprehur i kënaqur me grupin e tij të lojtarëve.
“Ne nuk mund të bënim më mirë. Ndoshta ishte e mundur të kishim shënuar më shumë gola, por ishte jashtëzakonisht nxehtë dhe ishte një lojë shumë fizike, kështu që djemtë dolën shumë mirë. Është e rëndësishme që identiteti i ekipit të mbetet i njëjtë, edhe kur ne ndryshojmë tre ose katër lojtarë. Ata të gjithë dinë çfarë të bëjnë dhe produkti përfundimtar nuk ndryshon”, deklaroi Roberto Mancini.
/GazetaBlic Sport/


