Sporti

Italia do e mësojë nesër kundërshtarin e fazës tjetër, ja kush mund të jetë kundërshtari i tyre

06/20/2021 22:28
nga:E K

Italia ka shënuar fitore minimale ndaj Uellsit.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi, Pessina, në minutën e 39’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojari i Uellsit, Ampadu u largua me karton direkt të kuq në minutën e 56’të të takimit, por italianët nuk arritën që t’a shfrytëzojnë avantazhin numerik në fushë për të thelluar avantazhin.

Italia e mbyll grupin A në vendin e parë me 7 pikë, kurse nesë do të mësohet kundërshtari i tyre për 1/8 e finales.

Kundërshtari i Italisë do të jetë njëra nga skuadrat e grupit C, Austria ose Ukraina.

Skuadra e cila do të renditet e dyta në këtë grup do të përballet me Italinë në fazën tjetër.

/GazetaBlic Sport/