Zvicra shënoi fitore të madhe ndaj Turqisë me rezultat 3-1.
Protagonisti kryesor i kësaj ndeshje ishte ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, shkruan GazetaBlic Sport.
Shaqiri realizoi dy gola fantastik ndaj Turqisë duke i udhëhequr shokët e tij në Kombëtaren zvicerane drejtë fitores.
Pas ndeshjes ai është shpallur lojtari i ndeshjes dhe ka folur për mediat.
“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që ndihmova skuadrën me dy golat dhe që reaguam pas humbjes ndaj Italisë. Jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe sigurisht i kënaqur me dy golat e mi”.
“Mendoj se luajtëm të bashkuar dhe ishte për mrekulli ndaj kësaj skuadre dhe nëse luan mirë do krijosh shumë shanse ndaj kësaj skuadre. Jam i kënaqur me fitoren në fund”.
“Në fund ishte e rëndësishme të fitonim ndeshjen dhe këtë e arritëm”, përfundoi lojtari i Liverpoolit.
/GazetaBlic Sport/


