Sporti

Fantastike Italia, barazon një rekord historik

06/20/2021 21:12
nga:E K

Italia ka barazuar rekordin e 30 ndeshjeve pa humbje të vendosur gjatë viteve 1930.

Azzurët fituan sot ndaj Uellsit me rezultat 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Me këtë fitore ata barazuan rekordin e 30 ndeshjeve pa humbje të vendosur në vitet 1930 nga Vittorio Pozzo.

Italia atë botë nuk kishte pësuar humbje nga Nëntori i vitit 1935 deri në Korrik të vitit 1939.

Kombëtarja italiane nuk është mposhtur nga asnjë ekip që nga 10 Shtatori i vitit 2018 nga Portugalia.

Gjatë kësaj periudhe Italia ka fituar 25 ndeshje dhe ka barazuar 5, duke i fituar 10 duelet e fundit të gjitha me portë të paprekur.

/GazetaBlic Sport/