Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Turqisë përballen sot nga ora 18:00.
Zvicra do të përballet sot me Turqinë nga ora 18:00.
Selektori i Zvicrës Vladimir Petkovic, ka folur në një konferencë shtypi para ndeshjes ndaj Uellsit:
“ Të gjithë lojtarët duhet të jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme, të gjithë 11 ose 16 lojtarët duhet të japin gjithçka dhe të sigurohen që njerëzit të kënaqen duke parë përsëri Zvicrën, tha ai.
“ Ne do të luajmë para 30.000 tifozëve turq, por do të përpiqemi ta kthejmë presionin e tyre në një gjë pozitive për ne. Është shumë e rëndësishme, është një lojë vendimtare. Nuk ka asnjë shans të dytë apo të tretë ”.
Petkovic u pyet gjithashtu për ndeshjen e kaluar që Zvicra e humbi ndaj Italisë 3-0:
“Ne vuajtëm mjaft duke humbur 3-0 kundër një ekipi shumë të mirë, por ajo ndeshje ka kaluar, ne duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës, duhet të japim gjithçka për 90 minuta ndaj Turqisë “, përfundoi Vladimir Petkovic.
Zvicrës i duhet fitorja sot ndaj Turqisë për të mbetur në garë për kualifikim


