Sporti

Gunes: Zvicra është kundërshtarë i fortë, kanë trajner të mirë dhe lojtarë cilësorë

06/20/2021 18:02
nga:E K

Turqia do të përballet sot me Zvicrën nga ora 18:00.

Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Zvicrës, do të zhvillojnë sot ndeshjen e fundit të fazës së grupeve nga ora 18:00.

Selektori i Turqisë, Senol Gunes ka folur në një konferencë shtypi para ndeshjes kundër Zvicrës:

“Ky grup lojtarësh do të përfaqësojë vendin tonë për pesë, ndoshta dhjetë vitet e ardhshme. Këtë ua thashë lojtarëve të mi. Kemi ardhur deri tani së bashku. Ndonjëherë ju duhet të dështoni në mënyrë që të fitoni. Lojtarët tanë do ta mësojnë këtë “, tha ai.

“Dy ndeshjet e para ishin shqetësuese për ne. Ne nuk arritëm pritjet. Ndeshja në Itali ishte e kuptueshme, por performanca jonë kundër Uellsit vërtet na shqetësoi. Zvicra janë kundërshtarë i fortë, ata kanë një trajner të mirë dhe lojtarë cilësorë”, shtoi ai.

“Ne nuk ishim favoritë para turneut. Ne kemi ardhur këtu për të punuar për të qenë pretendentë në të ardhmen. Kemi kaq shumë lojtarë të rinj. Ndonjëherë detaje të vogla përcaktojnë rezultatet. Lojtarët e mi do të mësojnë nga gabimet e tyre. Jam krenar për lojtarët e mi. Ata do të sjellin shumë gjëra të mira në futbollin turk. Edhe atyre ua thashë këtë ”, vazhdoi ai.

“Ne mund të bëjmë disa ndryshime në ekip kundër Zvicrës. Sidomos në mesfushë, ne kemi qenë zhgënjyes si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Isha aq i lumtur me performancën e tyre gjatë kualifikimeve për EURO dhe Kupën e Botës, por këtu kemi pasur probleme në mesfushë ”, përfundoi Senol Gunes.

Turqia e ka nisur keq Kampionatin Evropian me dy humbje ndaj Italisë dhe Uellsit, sot i duhet patjetër një fitore që të mbaj ende shpresa për një kualifikim nga vendi i tretë.