Kevin de Bruyne, lojtar i Manchester City zbuloi se ai është krenar që shihet si një kandidat i mundshëm për Topin e Artë.
“Topi i Artë? Unë nuk kam kontroll mbi këtë. Mundohem të jem lojtari më i mirë që mundem”, tha Kevin De Bruyne.
“Jam krenar që njerëzit mendojnë se jam një nga fituesit e mundshëm të Topit të Artë. Dua të them se jam ndër më të mirët lojtarë në botë dhe kjo është ajo për të cilën kam punuar gjatë gjithë jetës time”, tha belgu, duke folur për EFE.
De Bruyne ka shënuar golin e fitores në ndeshjen Danimarkë-Belgjikë.
/GazetaBlic Sport


