Sporti

E konfirmon Mancini: Ky super lojtar i rikthehet sonte Italisë

06/20/2021 09:48
nga:Lorik J

Gjatë konferencës për shtyp të Roberto Mancini përpara ndeshjes Itali-Uells e cila luhet sonte në Romë, trajneri italian njoftoi rikthimin e Verrattit.

“Ai duhet të luajë. Pas kaq shumë ditësh stërvitje, ai është i mirë. Ne do të shohim si ndihet në fund të periudhës së parë”, tha Mancini.

Vlen të theksohet se sonte Italia takohet me Uellsin me fillim nga ora 18:00.

Italia ka triumfuar në dy ndeshjet e para, kurse Uellsi ka një fitore dhe një barazim.

/GazetaBlic Sport