Didier Deschamps këmbëngul se Karim Benzema ka ende besimin e tij pas barazimit të Francës me Hungarinë.
Deschamps pranon që ylli i Real Madrid duhet të gjejë rrjetën për të rritur besimin e tij, por ka qenë i kënaqur me kontributin e tij të përgjithshëm deri më tani, përcjell GazetaBlic Sport.
“Benzema ka shumë përvojë dhe ai nuk do të ketë dyshime për veten e tij”, tha trajneri i Bleus në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.
“Ai ka bërë gjëra shumë të mira, por i ka munguar një gol. Ai e di që njerëzit duan që ai të shënojë. Ai është një sulmues që duhet të shënojë, por gjëja thelbësore është që ai të ketë besim dhe se ai e di që e ka besimin tim”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


