Sporti

Përfundon pjesa e parë e takimit, Spanjë – Poloni

06/19/2021 21:46
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit, Spanjë – Poloni.

Spanja ka shkuar në pushim me epërsi minimale ndaj Polonisë me rezultat 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Për Spanjën ka shënuar sulmuesi, Alvaro Morata.

Morata shënoi golin e epërsisë në minutën e 25’të të takimit.

Polonia pati një rast të mrekullueshëm në në fund të pjesës së parë kur Swiderski goditi shtyllën dhe Lewandowski nuk e shfrytëzoi topin e kthyer dhe goditi direkt në portierin spanjoll.

Me këtë rezultat u përmbyll pjesa e parë, Spanjë – Poloni 1:0.

/GazetaBlic Sport/