Lajme

Lëndohen katër persona në një aksident komunikacioni në Podujevë

06/19/2021 21:21
nga:M K

Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot në pasdite në Podujevë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30,në Rrugën ‘Ali Ajeti’ në Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha zëdhënësja e Policisë.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut.

Në Forumin Diplomatik në Antalia, Lajçak e përmend Kosovën vetëm dy sekonda