Lajme

​Rrëzohet aeroplani, 9 viktima dhe 15 të plagosur

06/19/2021 19:54
nga:M K

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe 15 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani në Rusi.

Në bordin e aeroplanit ndodheshin 24 persona, dy pilotët dhe parashutistë. Sipas mediave të huaja, aeroplani u ngrit pa probleme nga aeroporti, por disa minuta më vonë piloti dërgoi një sinjal se njëri nga motorët ishte fikur.

Sipas shërbimeve mjekësore, mes 15 të plagosurve, katër ishin në gjendje të rëndë dhe 11 në gjendje të lehtë. Aeroplani i rrëzuar i përket Kompanisë së Ndihmës Vullnetare të Ushtrisë Ruse, Forcave Ajrore dhe Marinës (DOSAAF), ndërsa mbante parashutistë nga qendra e trajnimit Kuzbass.

Kurti: Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës janë stigmatizuar