Sot zhvillohen tri ndeshje shumë interesante në Kampionatin Evropian.
Një ndeshje shumë interesante pritet të jetë ajo në mes Portugalisë dhe Gjermanisë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Panzerët” kanë nevojë të madhe për pikë pas disfatës nga Franca, kurse Portugalia është më e qetë nga rezultati i ndeshjes së parë.
Analizuar formën e dy kombëtareve në pesë ndeshjet e fundit del se kombëtarja e Portugalisë ka formë më të mirë.
Gjermania ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit, kurse Portugalia ka 3 fitore dhe dy barazime.
Mbetet të shihet se si do të rrjegjin gjërat sot.
/GazetaBlic Sport/