Lajme

Tjetër incident me pushuesit kosovarë në Durrës: Restoranti vendos flamurin serb në hyrje të lokalit!

06/19/2021 09:56
nga:Y I

Pushuesit kosovarë në Shqipëri po vazhdojnë me ankesat e tyre për trajtimin që po u bëhet nga stafi i bizneseve private afër zonave të plazhit.

Një pushues është shprehur i indinjuar me atë që ka parë në një restaurant në plazhin e Durrësit.

Ai ka dërguar një video ku shihet se në mesin e flamujve të vendosur aty nga stafi i restuarantit, është flamuri serb.

Por, siç thotë ai, nuk është vendosur ai i Kosovës.

“Përderisa flamuri i Serbisë është vendosur dhe ai i Kosovës jo, atëherë nuk po muj me e kuptu a jom në Shqipëri a jo”, ka shkruajtur ai.

Edhe ditë më parë në mediat kosovare u raportua për një incident të ngjashëm ku në këtë zonë të plazhit u shfaqën shkrime kundër Kosovës. /Syri.net/

Në një pjesë të plazhit të Durrësit shfaqen shkrime ofenduese për kosovarët