Lajme

Kryetari aktual dhe kandidati për Ferizaj nga radhët e PDK-së: Fitoj pa balotazh!

06/18/2021 20:59
nga:M K

Kryetari aktual i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka parashikuar zgjedhjet lokale të vjeshtës që po vie.

Ai, në intervistën dhënë emisionit “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, tha se sipas të gjitha gjasave, duke u bazuar edhe në matjet e opionionit në qytet, beson se do të korr fitore pa balotazh.

“Lëvizja Vetëvendosje, në shumicën e komunave do të jetë forcë politike, andaj edhe këtu në Ferizaj e shoh si kandidate të fortë. Sa i përket emrave, nuk i di kundërkandidatët.

Qytetarët e Ferizajt e dijnë se jam realist, mbi këtë bazë, në këtë komunë që unë e udhëheqë pra, nuk pritet të ketë raund të dytë. Pres fitore pa balotazh”, tha ndër të tjera ai.

Agim Aliu tregon kur pritet të zgjedhet kryetari i ri i PDK-së

/GazetaBlic/