Sporti

Suedia mposht Sllovakinë, merr kreun e grupit

06/18/2021 16:51
nga:E K

Suedia ka arritur të mposht Sllovakinë në kuadër të ndeshjes së dytë të Kampionatit Evropian.

Suedia me këtë fitore ka marrë kreun e grupit E ku ndodhet edhe Spanja dhe Polonia, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar mesfushori suedez, Emil Forsberg.

Forsberg shënoi nga penalltia në minutën e 77’të të takimit për të vulosur fatin e këtij takimi.

/GazetaBlic Sport/