Sporti

Sergio Busquets bashkohet me kombëtaren e Spanjës

06/18/2021 15:19
nga:Mergim Rreci

Kapiteni i Spanjës, Sergio Busquets, është bashkuar me kombëtaren e Spanjës këtë të premte dhe do të udhëtojë me ekipin në Sevilla pasi kaloi Covid-19.

Katalunasi doli negativ në testin e fundit dhe tashmë është gati të luajë në Kampionatin Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Sergio Busquets  u kthye për t’u takuar me shokët e tij të skuadrës disa orë para udhëtimit në Sevilla, në funksion të ndeshjes së dytë të Spanjës në Euro 2020 kundër Polonisë.