Lajme

Bie ndjeshëm numri i pacientëve me Covid në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme

06/18/2021 12:15
nga:Y I

Në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 77 pacientë për Covid-19, shkruan Gazeta Blic.

Nga ta, 28 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 55 janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

Situata me COVID-19 në SHSKUK: 77 pacientë në trjatim

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 77 pacientë.
Nga ta, 28 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërkaq 55 me oksigjeno-terapi, sipas raportit të punës për datën 18 qershor 2021.

Në QKUK janë të shtrirë 55 pacientë:
15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
46 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 15 pacientë, 1 në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 40 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë
13, të konfirmuar pozitivë
9, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Pejës, 7 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, nuk ka pacientë
Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë