Lajme

Nëna nga Prishtina lë pa përkujdesje fëmijën e mitur, Policia nis hetimet

06/18/2021 11:40
nga:Y I

Një nënë nga Prishtina raportohet se ka lënë pa përkujdesje fëmijën e saj të mitur, shkruan Gazeta Blic.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 17.06.2021 – 16:00. Është inicuar rasti ndaj të dyshuarës femër kosovare pasi që ditë më parë kishte lënë fëmijën e saj viktimën mashkull kosovar (të mitur) pa përkujdesje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”