Juventus thuhet se është i gatshëm të ofrojë 30 milion euro plus një lojtar për të nënshkruar Manuel Locatellin, por çmimi i yllit të Sassuolos po rritet dhe ka të paktën katër klube të Premier League të interesuara për të.
Produkti i akademisë së Milanit shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Italisë ndaj Zvicrës të mërkurën, dhe sipas disa raportimeve në Itali, Juventus e ka vendosur atë në krye të listës së tyre të dëshirave, por Zonja e Vjetër do të përballet me konkurrencën nga klubet më të mira në Evropë, përcjell GazetaBlic Sport.
Sassuolo dëshiron 40 milion € për të shitur lojtarin, por çmimi i tij mund të rritet në 60 milion € pas shfaqjeve të tij në “Euro 2020”.
/GazetaBlic Sport/


