Lajme

Kurti udhëton në Vjenë, merr pjesë në konferencën e Ballkanit Perëndimor, e pranishme dhe Bërnabiq

06/18/2021 11:14
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të marrë pjesë në konferencën e Ballkanit Perëndimor që do të organizohet nga Kancelari austriak Sebastian Kurz.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Në këtë konferencë do të merr pjesë edhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Lajmin për mbajtjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor e ka konfirmuar edhe vetë kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Kancelari austriak Sebastian Kurz do të mirëpresë udhëheqësit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut për të diskutuar për riatdhesimin e migrantëve ilegalë dhe perspektivën e anëtarësimit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të zotuara që të luftojnë bashkë migracionin ilegal, ka thënë Kurz para takimit në Vjenë.

Osmani nga Turqia: Bashkimi Evropian duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave