Sporti

Kevin De Bruyne: Duhen edhe gjashtë muaj për të qenë 100% gati, më duket sikur jam nën anestezionin e dentistit

06/18/2021 10:25
nga:Mergim Rreci

Lideri i Belgjikës, me një gol dhe një asistim sonte në fitoren ndaj Danimarkës, Kevin De Bruyne tha se nuk është ende gati 100%.

Ai theksoi se ishte i lumtur që ndikoi në rikthimin e rezultatit, por që ende nuk ndjehet plotësisht gati, përcjell GazetaBlic Sport.

De Bruyne shpjegoi se i duket se njëra pjesë është ende nën ndikikim e anestezionit.

“Nuk jam akoma shumë mirë. Nuk ndiej asgjë në anën e majtë të fytyrës, është sikur jam nën anestezionin e dentistit. Atje nervi im ishte dëmtuar rëndë, ata më thanë se do të duhen edhe gjashtë muaj për tu rikthyer në normalitet. Ndiej një shqetësim dhe në duele nganjëherë ende kam frikë të fus kokën në të, por është e kuptueshme”, tha De Bruyne.

/GazetaBlic Sport/