Sporti

Tri ndeshje shumë interesante sot në Kampionatin Evropian, në fushë zbresin Anglia, Kroacia e Suedia

06/18/2021 08:50
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohet tri ndeshje shumë interesante në Kampionatin Evropian.

Në program do të jenë ndeshjet e grupeve E dhe D, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ora 15:00, Suedia dhe Sllovakia do të përballen në stadiumin “Saint Petersburg “.

Sllovakia vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Polonisë, kurse Suedia mori një barazim me shumë vlerë ndaj Spanjës.

Në ora 18:00, Kroacia dhe Çekia pritet të zhvillojnë një tjetër takim interesant. Çekia vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Skocisë, kurse Kroacia u mposht nga Anglia.

Anglia do të zbres në fushë me fillim nga ora 21:00, atje ku do të përballet me rivalin e madh Skocinë. Një fitore eventuale do ta dërgonte Anglinë në fazën e eliminimit, kurse një humbje tjetër do ta eliminonte Skocinë nga gara.

/GazetaBlic Sport/