Kërkimi i zgjatur i Tottenham për një menaxher të ri do të vazhdojë pasi klubi i Londrës veriore vendosi kundër emërimit të Gennaro Gattuso në krye të stolit.
Italiani u shfaq si një opsion i mundshëm për Spurs dje së bashku me Paulo Fonseca, me të cilin raportohet se bisedimet janë prishur, përcjell GazetaBlic Sport.
Dje gjatë ditës, Gattuso u largua çuditërisht nga Fiorentina pas vetëm 22 ditësh në krye.
Bisedimet u zhvilluan midis Tottenham dhe ish-menaxherit 43-vjeçar të AC Milan dhe Napolit, por që një marrëveshje nuk është arritur.
/GazetaBlic Sport/


