Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti rreth qëndrimeve për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Ajo thotë për GazetaBlic se i njëjti duhet të themelohet, por vetëm mbi bazën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese pa kompetenca ekzekutive.
Ish kryenegociatorja e sheh të rrezikshme edhe qasjen e shefit të ekzkutivit për rihapje të kësaj teme në Bruksel, pasi vlerëson se Serbia do të tentojë të imponojë kërkesa të reja.
“Natyrisht që duhet të zbatohet, por zbatimi nuk duhet të ndodhë në Bruksel, se marrëveshja e thotë qartë që asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive dhe zbatimi bëhet në Kosovë, kjo kërkesë pra që të rikthehen bisedimet në Bruksel për asociacionin, ka rrezik të rihapjes së marrëveshjes sepse Serbia nuk është e kënaqur që nuk ka arritur të zgjidhë marrëveshjen me kompetenca ekzekutive tani provon me rihapjen në Bruksel të imponoj kërkesa të tilla. Madje edhe një dokument që i erdhi nga BE në emër të qeverisë tonë, kërkonte kompetenca ekzekutive për asociacionin, prandaj zotëri Kurti nëse vendos të merrët me këtë punë duhet të thotë që këto punë zbatuese i bëjmë në Kosovë. E dyta ai ka probleme politike të zbatimit të kësaj marrëveshje sepse ai i ka fituar votat mbi kauzën e asociacionit, i ka premtuar votuesve, tani çfarë do të bëjë ai do të vendos vetë, sepse pas premtimit që i ka bërë votuesve nuk duhet të zbatoj asociacionin, në anën tjetër e ka presionin ndërkombëtarë, është tani çështja e tij si do të sillet”, thotë ajo për GazetaBlic.
LEXO EDHE:
Tahiri: Kurti nuk arriti t’i mbrojë interesat e Kosovës në Bruksel


