Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, thotë për GazetaBlic se kryeministri Kurti nuk arriti t’i mbrojë interesat e Kosovës në takimin e së martës në Bruksel.
Kërkesa për njohje reciproke, çështja e reparacionëve të luftës, gratë e dhunuara, janë disa nga pikat, që sipas Tahirit i kanë munguar Kurtit në platformë.
“Unë e pashë platformën që e kishte paraqitur zotëri Kurti në medie, nuk e di çfarë ka ndodhur brenda, por nga platforma mu duk që kishte improvizuar, nuk ishte përgatitur fare mirë dhe nuk arriti t’i mbrojë interesat e Kosovës dhe arsyet janë këto: E para që platforma u deshtë që ta ketë pikë të parë kërkesën për njohje reciproke mes dy shtetëve në kufijtë aktual, sepse ky dialog ka mbërri në fund tashmë, prandaj i gjithë procesi duhet të shkojë drejtë një njohje reciproke, tjetra: Nuk e kishte përfshirë çështjen e reparacionëve të luftës, e kishte përfshirë vetëm çështjen e të pagjeturve e cila është shumë e rëndësishme, është një plagë e rëndë për neve, por nuk është vetëm ajo çfarë ka dëmtuar Serbia, nuk janë përfshirë gratë e dhunuara, pastaj mijëra të vrarë e tu abuzuar etj. E treta: Mungonte kërkesa e Kosovës për marrjën e pasurisë që i takon nga ish-Jugosllavia”, deklaron fillimisht Tahiri.
Sa i përket platformës së Kurtit, Tahiri thekson se ky i fundit nuk ka përvojë në negociata e as në marrëdhënie ndërkombëtare.
“E di që nuk ka përvojë, nuk ka përvojë jo vetëm në negociata, por nuk ka përvojë as në marrëdhënie ndërkombëtare. Ai më tepër është një populist që është mjeshtër i votave, por marrëdhëniet ndërkombëtare dhe negociatat nuk kanë të bëjnë me populist duhen argumente”, deklaron ajo.
Ndërsa, sa i përket marrëveshjës finale Kosovë-Serbi, Tahiri vlerëson se kjo e fundit mund të arrihet vetëm me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së.
“Unë nuk pres që Kosova ose Serbia të mund të imponojnë marrëveshje finale, marrëveshja finale do të vjen vetëm nëse do të jenë të vendosura SHBA dhe BE”, thotë Tahiri.
LEXO EDHE:
Hasani: Kushtetuesja nuk mund të gjej asnjë argument në favor të presidentes


