Sporti

Morata kritikohet në Spanjë, Sarabia e mbron atë: Ai është një nga më të mirët në Evropë

06/17/2021 17:40
nga:Lorik J

Anësori spanjoll, Pablo Sarabia foli në një konferencë shtypi para ndeshjes kundër Polonisë, duke komentuar edhe kritikat  ndaj Alvaro Morata pas barazimit 0-0 kundër Suedisë.

Ai ka lavdëruar sulmuesin spanjoll, duke thënë se Morata është një prej sulmuesve më të mirë në Europë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Përgjegjësia është e të gjithëve, e sulmuesve dhe e mbrojtësve. Morata ka bërë një përpjekje të madhe, ai duhet admiruar për këtë. Unë e njoh atë mirë, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. Statistikat thonë se ai është një nga më të mirët në Evropë”, tha Sarabia.

/GazetaBlic Sport