Lajme

Fatmir Sheholli i thotë Drecunit: Albin Kurti nuk është politikan me hipoteka si Vuçiqi i regjimit të Millosheviqit

06/17/2021 13:24
nga:M K

Drejtori ekzekutiv i Instituti për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike, Fatmir Sheholli në debat me deputetin e partisë se Aleksandër Vuçiqit, Milovan Drecun i ka pohuar se ” vokabulari që përdorë Drecuni duke i quajtur shqiptaret terrorist dhe secesionist është pasqyrë e regjimit të kaluar në Serbi”, duke i replikuar se ” Albin Kurti nuk ka hipoteka të së kaluarës siç ka Aleksandër Vuçiq nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit”, tha Sheholli për TV Beogradase “Usijanje”

Në pohimet e Drecunit se Kurti është terrorist sepse e ka ” baba ideologjik” Adem Jasharin dhe Adem Demaçin, analisti politik nga Kosova Fatmir Sheholli ju ka përgjigjur ” Terrorist dhe shfarosës të popullit shqiptar në Kosovë janë ata që sot po vuajnë dënimet në Hagë siç janë Nebojsha Pavkoviq, Vlladimir Llazareviq e shumë të tjerë”!

Në insistimin e Drecunit se Kosova është pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë, drejtori i IAMN ka pohuar ” ëndrrat nuk mundet askujt t’ia ndaloj, por 17 shkurti i vitit 2008 është realiteti që Serbia dhe mbarë bota e kuptojnë, andaj sa më herët që Serbia e kupton do të jetë më mirë për vet shtetin e Serbisë”, ka pohuar Sheholli.

LEXO EDHE:

Kuvendi ratifikon Këshillin e Cilësisë, këshill në të cilin anëtar është edhe i afërmi i Besnik Bislimit