Sporti

Federata daneze publikon një video me të gjitha mesazhet e dërguara për Eriksen

06/17/2021 13:09
nga:E K

Ndeshja e Kampionatit Evropian mes Danimarkës dhe Finlandës u përcoll me një moment të keq kur Eriksen pësoi një sulm në zemër.

Eriksen u rrëzua pa ndjenja në fushën e lojës pas një sulmi në zemër që e dërgoi në gjendje kritike për jetën, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj ngjarjeje e gjithë bota e futbollit u solidarizua me Kombëtaren daneze duke i uruar shërim të shpejt mesfushorit të Danimarkës.

Federata daneze e Futbollit e ka bërë një video me mesazhet e dërguara nga fytyrat e futbollit botëror në adresë të Christian Eriksen.

Në video shihen lojtarë si: Jan Vertonghen, Hugo Lloris, Milan Skrinar, Diogo Jota dhe shumë figura të tjera të famshme të botës së futbollit.

Ja video:

/GazetaBlic Sport/