Mediat malazeze shkruajnë se kryeministri Krivokapiq “i ka ditët e numëruara” dhe se atë do ta zëvendësojë kryetari i partisë “Demos”, Miodrag Lekiq.
Konsultimet për këtë tanimë kanë filluar brenda koalicionit që përbëjnë shumicën në parlamentin e Malit të Zi, shtojnë mediat.
Kriza ka filluar pas iniciativës së Kryeministrit Krivokapiq për shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe të pakicave, Vladimir Leposaviq, për shkak të qëndrimeve të tij për Srebrenicën.
Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi sot do të deklarohen për këtë iniciativë të Kryeministrit Krivokapiq.
Partnerët e koalicionit kanë thënë se nëse Ministri Leposaviq shkarkohet me votat e partisë “DPS”, partia opozitare, atëherë Krivokapiq nuk do të mund të jetë më kryeministër nga koalicioni i tashëm qeverisës. Por, edhe nëse dështon votimi, Krivokapiq më nuk e gëzon mbështetjen e koalicionit.
Kryeministri Krivokapiq ka kërkuar shkarkimin e Ministrit Leposaviq pasi ky kishte refuzuar të jepte dorëheqje pas deklaratave që ka bërë me të cilat e mohon se në Srebrenicë ka pasur gjenocid.
LEXO EDHE:
Shkarkimi i Valdete Dakës, PDK do ta dërgoj në Kushtetuese vendimin e Vjosa Osmanit