Deputeti i PDK-së Fadil Nura ka hedhur kritika ndaj ministrave të Qeverisë Kurti në fjalën e tij në Kuvend.
Por, kritikë më të ashpër pati për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për rastin e arrestimit të veteranit e Faik Fazliut.
“Kemi parë një ministër të Brendshëm që s’mund ta frenojë ekzaltimin në përkrahjen e policive gangsterë, të cilët u përpoqën të nëpërkëmbin dinjitetin e invalidit të luftës së UÇK-së deri në thyerjen e protezës së tij”.
“Sveçla duhet ta dijë se mbi ato proteza qëndron lavdia e identitetit tonë kombëtar e shtetëror. Andaj, Sveçlës i bëj thirrje që të mos luajë me durimin e atyre djemve, sepse po shpërtheu zemërimi i tyre ju garantoj se ekzaltimin nuk mund ta gjejë as në birrën e miut”.


