Lajme

“Emërtimi “Asociacion i komunave me shumice serbe”, nuk kontestohet nga vendimi i Gjykates Kushtetuese i vitit 2015”

06/17/2021 10:52
nga:Y I

Drejtori ekzekutiv i KIPRED, Lulzim Peci, thotë se emertimi “Asociacion i komunave me shumice serbe” nuk kontestohet nga vendimi i Gjykates Kushtetuese i vitit 2015, shkruan Gazeta Blic.

Peci thekson se ky vendim nuk duhet të interpretohet ndryshe pasi kjo nuk shkon në interes të vendit tonë.

Ai thotë se tashmë Kosovës i duhet të forcoj partneritetin me SHBA-të dhe BE-në dhe jo të acaroj marrëdheniet me garantuesit e pavaresise se vendit tonë.

Gjatë ditës së sotme Kryeministri Kurti i është përgjigjur ambasadori Kosnett në lidhje me këtë çështje duke i thënë se nuk do të ketë Asociacion njëetnik.

Postimi i plotë:

Emertimi “Asociacion i komunave me shumice serbe” nuk kontestohet nga vendimi i Gjykates Kushtetuese i vitit 2015, edhe pse ai nxjerre ne pah nje numer jo te vogel te pikave te Marreveshjes se vitit 2015 per kete asociacion qe ishin ne kolizion me Kushtetuten e Kosoves.

Prandaj, ky vendim nuk bene te interpretohet ndryshe, pasi kjo me se paku shkon ne interes te vendit tone, duke perfshire ketu edhe kredibilitetin e tij ne raport me perkrahesit strategjik.
Kosoves tani i duhet qe te forcoj partneritetin me SHBA-te dhe BE-ne dhe jo te acaroj marredheniet me garantuesit e pavaresise se vendit tone.

Nese per nje fushate parazgjedhore vihen ne pikepyetje interesat e vendit, kjo mund te quhet politike, dhe ate elektorale, por asesi shteterore.

Kurti i përgjigjet Kosnett për çështjen e Asociacionit