Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i kanë reaguar emisarit për dialogun Kosovë-Serbi të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i cili të mërkurën kur u pyet në një tryezë diskutimi për liberalizimin e vizave për kosovarët mes tjerash tha “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”.
Kusari-Lila dhe Çitaku e kanë quajtur arrogant Lajçakun, teksa shefja e GP të LVV-së, ka thënë se nëse atij nuk i pëlqen puna e tij, ndoshta do të ishte më mirë të shkonte diku tjetër.
“Një moment për t’iu përgjigjur Miroslav Lajçakut, nëse nuk e doni punën tuaj, ndoshta më mirë është të shkoni diku tjetër. Çfarë deklarate arrogante nga dikush që supozohet të ndihmojë dy shtete për tu afruar me Bashkimin Europian dhe të mos shikoj tutje”, shkruan Kusari-Lila.
A moment to reply to @MiroslavLajcak If you don’t like your job, maybe you should go somewhere else.
What an arrogant statement from someone who’s suppose to help countries come closer to the EU and not look further from it. https://t.co/Coldh4ORz5— Mimoza Kusari (@mimozakusari) June 16, 2021
Arrogant e ka quajtur edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.“Arrogant. Ekstremisht arrogant. Zgjerimi nuk është projekt altruist.
Për më tepër, nëse Bashkimi Evropian dështon në fqinjësi, atëherë si presin burokratët e BE-së, të merren seriozisht me vende më të largëta dhe shumë më komplekse”, shkruan Çitaku.
Arrogant. Extremely arrogant.
Enlargement is not an altruistic project. Furthermore, if EU continues to fail on its immediate neighborhood how on earth EU bureaucrats expect to be taken seriously in regions far more distant and far more complex. https://t.co/DqsTcBAA3A
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) June 16, 2021


