Aventura e Gennaro Gattusos te Fiorentina mbyllet ende pa filluar.
Fiorentina dhe takniku italian kanë vendosur me marrëveshje të përbashkët, të mos ndjekin më tej bashkëpunimin e tyre dhe të mos fillojnë së bashku sezonin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.
Ditën e djeshme mediat italiane raportuan se, Gattuso ka kërkuar në skuadër afrimin e dy lojtarëve, Noko Gonzales dhe Sergio Oliviera të cilët janë propozuar nga agjenti Jorge Mendez i cili gjithashtu përfaqëson edhe trajnerin.
Këtë veprim e ka kundërshtuar menaxheri i vjollcëve i cili e quan si konflikt të hapur interesi transferimin e dy lojtarëve të cilët përfaqësohen nga i njëjti agjent.
Kjo nuk është pritur mirë nga Gattuso i cili ka vendosur të largohet, ndonëse u zyrtarizua në krye të Fiorentinës vetëm 2 javë më parë.


