Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, e ku në rend dite është edhe votimi i Komisionerit për Informim dhe Privatësi.
Po ashtu në këtë seancë do të diskutohet edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.
Ky është rendi i ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës,
Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit,
Zgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi,
Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.
Ndiqni Live në Gazeta Blic seancën plenare:
Sot Kuvendi mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës