Lajme

Flasin nga QKUK, tregojnë si është gjendja shëndetësore e Shefqet Krasniqit pas infektimit me Covid

06/17/2021 09:14
nga:Y I

Hoxha, Shefqet Krasniqi, ka rezultuar pozitiv me Covid dhe i njëjti është shtruar në Klinikën Infektive.

Kështu kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” nga zyra për media e QKUK-së.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe stabile.

“Zyra per medie e QKUK ju konfirmon se eshte i shtrire ne Kliniken Infektive, gjendja shenetesore eshte stabile’ thuhet në përgjigjen e tyre.

Dje “Gazeta Blic” kishte raportuar në lidhje me infektimin me Covid të hoxhës, Shefqet Krasniqi.

 

Shefqet Krasniqi rezulton pozitiv me koronavirus, shtrihet në QKUK