Sporti

Zyrtare: Sergio Ramos largohet nga Real Madridi

06/16/2021 21:35
nga:L J

Sergio Ramos ka njoftuar se do të largohet nga Real Madridi.

Këtë e ka njoftuar klubi i madh spanjoll, Real Madrid me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Twitter, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja njoftimi:

“Real Madrid CF njofton se nesër, e Enjte, 17 Qershor, në 12:30 pasdite, do të ketë një akt institucional të nderimit dhe lamtumirës kapitenit tonë Sergio Ramos, me praninë e presidentit tonë Florentino Pérez. Më tej, Sergio Ramos do të paraqitet para mediave në një konferencë për shtyp”, njofton Real Madridi.