Sporti

Humbi penalltinë, por Gareth Bale shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

06/16/2021 20:10
nga:Lorik J

Uellsi ka fituar ndeshjen ndaj Turqisë në Baku me rezultatin 0:2.

Aaron Ramsey në fund të pjesës së parë dhe Roberts në fund të ndeshjes shënuan për fitoren e Uellsit, shkruan GazetaBlic Sport.

Gareth Bale humbi penalltinë, por asistoi tek goli i dytë. Pas ndeshjes, Gareth u shpall lojtari më i mirë i ballafaqimit të sotëm.

UEFA e ka vlerësuar atë si lojtarin më të mirë.

/GazetaBlic Sport