Sporti

Lukaku: Do të shkojë ta takojë Eriksenin, kam folur për këtë me trajnerin

06/16/2021 18:34
nga:Lorik J

Sapo zbarkoi në Kopenhagë me kombëtaren e tij, Romelu Lukaku ka theksuar se dëshiron të shkojë në spital për të vizituar bashkëlojtarin e tij të Interit, Christian Eriksen.

Kjo u njoftua nga vetë sulmuesi, në prag të ndeshjes kundër Danimarkës në Parken, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë dua të vizitoj Eriksen në spital dhe unë tashmë kam biseduar për këtë me trajnerin. Nesër pas lojës unë do t’i dërgoj një mesazh Christian-it. Tani e lashë të kalojë ca kohë në paqe me familjen e tij”, tha Lukaku në konferencë.

Vlen të potencohet se Eriksen kolapsoi në fushë në ndeshjen mes Finlandës dhe Danimarkës dhe që nga e shtuna po qëndron në spital.

/GazetaBlic Sport