Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit policor – të pandehurit Remzi SHillova, për shkak të veprës penale ‘’Sulmi seksual’’, nga neni 229 paragrafi 3, nënparagrafi 3.7 lidhur me paragrafin 1, 5 dhe 7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri R.SH., që nga muaji nëntor 2020, deri më 20 Prill 2021, në Kamenicë, në intervale të ndryshme kohore, ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur, nën moshën 16 vjeç, me aftësi të kufizuara mendore.
I njëjti, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 21 Prill 2021.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të njëjtit ti vazhdohet masa e paraburgimit dhe krahas dëmit kryesor ti shqiptohet edhe dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të profesionit.
LEXO EDHE:
Profesori amerikan: Pavarësia e Kosovës as që diskutohet në dialog