Historiani, Jusuf Buxhovi, i ftuar në “Intervistën e Javës” në “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe paraqitjen e Kurtit në Bruksel.
Buxhovi ka komentuar edhe katër propozimet që Kurti i bëri dje në Bruksel.
“Takimi i mbajtur dje por edhe të gjitha ato takime që i kanë paraprirë këtij takimi, tash për tash, janë të një natyre më shumë propaganduese. Palët përpiqen, që pas një ndërprerjeje që ishte një formacion i kaluar me këtë të tanishmin të krijojnë një pozicion sa më të përshtatshëm formal, dhe medial me të gjitha ato që i shkojnë një zhurme të tillë. Unë nuk kam parë diçka të re aty, ato katër pikat që i tha zoti Kurti, në të vërtetë janë më shumë çështje që po shkon të tregojë se ka ndryshu një pozicion formal rreth dialogut, do të thotë nuk do të jetë më Kosova si palë e cila që ka qenë më shumë objekt sesa subjekt. Nuk do të jetë ma Kosova pra një çështje që i imponohen temat, po Kosova do të shikojë interesin e saj në përputhje me Kushtetutën, me realitet, sepse Kosova është shtet i pavarur. Përkundër atyre që i tha zoti Kurti, të cilat ndoshta ishin të domosdoshme sa për t’i zbut dhe qetësuar militantët e vet, sepse ai ka folë edhe fjalë të mëdha gjatë fushatës. Por pozicioni i të qenurit në politikë të zbret në realitet, dhe të zbret aty ku politika është arti të së mundshmes. Ato që ndodhën dje, nuk duhet të merren serizisht në planin diplomatik dhe politik, ato vetëm duhet të shikohen se i hapën rrugë një dialogu që duhet të shkojë më tutje.
Tutje , ai tha se ajo që do t’i sillte poena Kurti por edhe Qeverisë së tij do të ishte çështja e statutit të serbëve të Kosovës.
“Ajo që do të ishte shumë e domosdoshme politikisht por që do i sillte poena edhe Kurtit dhe Qeverisë do të ishte që serbët e Kosovës dhe statuti i tyre, të inkorporohej pasi deri tani kanë qenë të përjashtuar. Këshilli Nacional që e përmendi Kurti ishte më shumë një çëshjte propaganduese por nuk mund të bëhet pjesë e këtyre bisidemeve. Këshilli Nacionale është një çështje tjetër, ajo është një pozicion kur do të ketë një normalizim pak më të prekshëm. Këtu duhet të bisedohet vetëm për pozitën kushtetuese të serbëve të Kosovës, si minoritet të cilëve Pakoja e Ahtisarit por edhe Kushtetuta e Kosovës ua garanton një Asociacion por asesi me kompetenca ekzekutive” tha Buxhovi për “Gazeta Blic”
LEXO EDHE:


