Lajme

Ngadhnjim Kastrati i reagon ashpër Armend Mujës: I ke mbetur borgj RTK-së

06/16/2021 13:06
nga:Gazeta Blic

Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati, i ka reaguar ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, pasi që ky i fundit nuk e kishte lënë të raportojë në Komisionin Parlamentar, raporton Gazeta Blic.

Kastrati thotë se Armend Muja është njëri nga personat që ka pasur kontratë me shërbime në RTK.

Madje, Kastrati thekson se Muja i ka borgj Radio Televizionit të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Armend Muja personalisht dhe me qellim ma pamundesoi te raportoj sot para Komisionit te Kuvendit!

Une per komisonin dhe qytetaret kesaj here I kam dy pergjigje:

1.Armend Muja eshte ne mesin e atyre qe ka pase kontrate me sherbime ne RTK, dhe e din shume mire se si angazhohet nje person me kontrate te tille!

2. Armend Muja e din si jane krijuar borxhet e RTK-se nder vite, po ashtu e din se kush I ka borxh RTK-se, sepse Armendi eshte nje borxhlinjet e RTK-se!

Per pyetjet e tjera te deputeteve do te pergjigjem ne ditet ne vazhdim!