Lajme

U përurua para katër ditësh, Muzeu i Dëshmorëve në Landovicë përfshihet nga zjarri

06/16/2021 12:28
nga:Gazeta Blic

Muzeu i Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit ditën e martë, rreth orës 20:00, është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit të policisë, përfshirja e kutisë shpërndarëse të rrymës në objektin e Muzeut ka ndodhur në rrethana të panjohura.

Në vend të ngjarjes dolën njësitet përkatëse, derisa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Një banor i Prizrenit përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook tha se zjarrit i kanë shpëtuar monumentet historike.

Muzeu i Dëshmorëve në Landovicë u përurua para katër ditëve, pikërisht në 22 vjetorin e çlirimit të Prizrenit.