Sporti

Francë-Gjermani, trajneri i ardhshëm i kombëtares gjermane, Hansi Flick do të ndjekë ndeshjen pas stolit të Low

06/15/2021 20:25
nga:Lorik J

Joachim Low do ta udhëheqë Gjermaninë edhe në këtë Kampionatin Evropian.

Siç dihet, trajneri gjerman do t’i thotë lamtumirë ekipit kombëtar në fund të garës, shkruan GazetaBlic Sport.

Vendin e tij do ta zë trajneri i njohur, Hansi Flick. Dhe ish-trajneri i Bayern Munchen është i pranishëm sonte në Allianz Arena dhe do të shikojë ndeshjen disa metra pas stolit gjerman.

/GazetaBlic Sport