Lajme

Daut Haradinaj: 17 tetori është data e kthesës për Kryeqytetin tonë qe e para te jetë Prishtina

06/15/2021 15:35
nga:Q R

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka reaguar pas caktimit të ditës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Haradinaj ka thënë se 17 tetori do të jetë data e kthesës për Kryeqytetin që e para te jetë Prishtina.

“Qytetari i Prishtinës e meriton që më në fund të marrë frymë lirshëm e të krenohet me qytetin e vet. Kjo garë nuk është sfidë vetëm për mua dhe ekipin tim, është ftesë e hapur për të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e drejtpërdrejt e rigjallërimit të Kryeqytetit tonë”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

17 tetori është data e kthesës për Kryeqytetin tonë që e para të jetë Prishtina.

Ne si grup, nuk garojmë për ego dhe përmbushje politike vetjake, as për arrogancë e etje për pushtet.

Qasja jonë ndaj garës për Prishtinën është serioze dhe një mekanizëm i tërë është në lëvizje duke shkrirë gjithë kapacitetin dhe ekspertizën e tyre për Prishtinën me më shumë dinjitet, që do t’u bëjë konkurrecë kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë.

Dita-ditës do të shpalosim programin tonë që për disa mund të duket edhe ambicioz, por për ekipin tonë, me punë 24/7, është i arritshëm dhe i domosdoshëm.

Qytetari i Prishtinës e meriton që më në fund të marrë frymë lirshëm e të krenohet me qytetin e vet.

Kjo garë nuk është sfidë vetëm për mua dhe ekipin tim, është ftesë e hapur për të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e drejtpërdrejtë e rigjallërimit të Kryeqytetit tonë.

Bashkë, do të bëjmë gjëra të mira për Prishtinën tonë.

Urime dhe paçim fat!

#eparaPrishtina

LEXO EDHE:

Ekskluzive: Opozita e bindur që Vjosa Osmani shkeli Kushtetutën, nisin procedurat për gjykatë